Agjencia turistike “ARLIND TOURS” gjendet në Ulqin. Është themeluar në vitin 2005 dhe është njëra ndër agjencitë udhëheqëse në lëmin e turizmit vendës dhe të huaj. Me dëshirë që klientëve të vet t’u mundësojë që të njihen me kulturat e ndryshme, me zakonet dhe traditën, organizon udhëtime turistiken tërë Malin e Zi dhe jashtë me çmime shumë të volitshme. Rekomandimi ynë më i mirë janë partnerët tanë, pastaj tour-operatorët e shumtë dhe numri shumë i madh i klientëve të kënaqur të cilët mbështeten tek ne çdoherë kur planifikojnë pushimet e veta. Kënaqësi të veçantë për ne është kurë mysafirët na kthehen shumë të kënaqur me ide të reja në bashkëpunimin me agjencinë tonë.
Gjithashtu, me kërkesën e klientëve, qoftë për mysafirë individual, qoftë për grupe të vogla apo të mëdha, organizojmë transfere me çmime shumë të volitshme.
Nëse vini apo shkoni nga ndonjëri aeroport i Malit të Zi (Podgoricë, Tivat), Dubrovniku (Qilipi – Kroaci) apo Tirana (Shqipëri) mos u merakosni. Ekipi ynë sigurt dhe shpejt do t’u marrë apo do t’u çojë deri në punktin e caktuar në kohë të caktuar! Këtë na e leni ne!
Bashkëpunojmë me tour-operatorët nga regjioni dhe Evropa.
Agjencia turistike “ARLIND TOURS” ju ofron akomodim në kapacitetet e veta të akomodimit, ku veçojmë:
Llolla Apartments
|
Apartments Scandinavia
|